Bashkia Kamez, kercenohet nenkryetari i KZAZ

28/06/2009 14:55

Komisioni i qendres se votimit 15/ 95 i lagjes nr.4 ne Bathore ka perzene nekryetarin e KZAZ-se se Kamzes, Altin Xhixha ne kohen qe ai ka hyre per te pare se si po shkonte procesi i votimit.

Nje rast i ralle ky qe tregon se sa e tensionuar eshte dita e zgjedhjeve ne kete zone, kur nje komision i nje qendre votimi perze eprorin e tyre, sic eshte rasti i nenkryetarit te KZAZ-se. Menjehere pas ketij incidenti te rende, ne vendngjarje kane mberritur vezhgues te OSBE-ODIHR-it si dhe forcat e policise, te thirrura nga nenkryetari i KZAZ-se.

Por kryetari i komisionit te kesaj qendre votimi e shpjegon ndryshe incidentin. “Na ofendoi pasi thirri te mbyllet qendra e votimit”, tha ai per nenkryetarin e perjashtuar.

Kjo deklarate mohohet nga Xhixha, i cili pohon se sapo ka hyre ne objekt i pajisur me mjetin e idenifikimit, ai jo vetem qe eshte nxjerre jashte por edhe eshte kercenuar. Kercenimi i dyte ndaj tij ky, pas atij te nje nate me pare. Ai u kercenua nje dite me pare nga nje punonjes i policise se burgjeve, ende i paidentifikuar. Nderkohe edhe prania e kamerave te Top Channel nuk eshte pritur edhe aq mire nga komisioni dhe njerezit ne afersi te qendrave te votimit.

Per anomali ne proces flet edhe kandidati socialist Sul Cara, i cili akuzon kryetarin e Bashkise se Kamzes se po perdor administraten per te bere presion tek votuesit. “Ky presion po behet nga punonjesit e bashkise. Per keto kater qendra do komunikojme me perfaqesuesit e KZAZ-se dhe mund te terheqim edhe komisioneret tane”, shprehet Cara.

Pervec ambienteve publike te kthyera ne qendra publike, ne Kamez, Paskuqan, Bathore e Babrru, 22 prej tyre jane private. Ajo qe te bie ne sy eshte se disa nga objektet private ku po votohet jane bilardo, dyqane ushqimore, lokale apo edhe oficina makinash.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta