Meta: Te plotesohen standartet ne zgjedhje
27/06/2009 17:45
Kreu i LSI, Ilir Meta ka apeluar per respektimin e standarteve ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Meta ka deklaruar se LSI ka ngritur nje strukture vezhguesish dhe ka kerkuar nga zgjedhesit qe te denoncojne tek ata, por edhe tek vezhguesit e huaj, cdo parregullesi qe do te verejne diten e diele.
“U bej thirrje gjithe shqiptareve qe te votojne, te shprehin vullnetin e lire duke injoruar cdo presion per te ndryshuar mendimin e tyre. Ata duhet te denoncojne cdo shkelje tek vezhguesit e LSI dhe ata nderkombetare, qe do te angazhohen per ruajtjen e ketyre zgjedhjeve, kaq te rendesishme per vendin tone”, ka pohuar Meta.
Top Channel