
Pothuajse te gjitha automjetet qe shperndajne bazen materiale te zgjedhjeve per qarkun e Elbasanit, kane patur posterat e sloganit te Partise Demokratike ne fushaten elektorale te qershorit 2009, “Shqiperia po ndryshon”.
Gjate shperndarjes se kesaj baze, ne qendrat e votimit ne qytetin e Shqiperise se Mesme automjetet e perzgjedhura per te bere kete ndarje kane vendosur ne pjeset me te dukshme te automjeteve te tyre kryesisht fugona, postera te Partise Demokratike.
Ne baze te Kodit Zgjedhor nje veprim i tille eshte kunder ligjit te percaktuar per shperndarjen e materialeve.
Sic njoftojne edhe korrespodentet tane ne qytetin e Elbasanit, askush nuk i ka ndalur keto automjete per t’i hequr posterat, edhe pse kane qene te shoqeruar gjate te gjithe udhetimit te tyre nga policia lokale.
Top Channel