5500 police per zgjedhje

27/06/2009 15:00

Prej ores tete te mengjesit te kesaj te shtune, policia shqiptare ka kaluar ne gadishmeri te plote me urdher te drejtorit te Policise se Shtetit.

ane angazhuar ne keto zgjedhje vetem policia e rendit, rrugore dhe ajo e kufirit. Stadiumi “Qemal Stafa” u zgjodh si vendi grumbullues nga ku moren instruksionet e fundit 500 police qe u shperndane menjehere me pas neper rrethe.

Ne total numri i punonjesve te policise te trajnuar per te sherbyer ne qendrat e votimit eshte 5500 vete. Duke qene se Tirana ka afro 900 qenda votimi, vetem per zgjedhjet jane planifikuar te angazhohen 1200 police.

Sipas nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, strukturat e tjera jane ne dispozicion te rendit e sigurise, si dhe kunder kriminalitetit.

“Strukturat e tjera te Policise se Shtetit me ligj nuk perfshihen ne procesin zgjedhor. Kemi bere pozicionimin e tyre ne detyra te reja”, ka deklaruar nendrejtori Rasim Borishi.

Per shkak te vakumit ne policine e Elbasanit, atje jane derguar 200 police nga kryeqyteti. “Rreth 500 police kane ardhur nga Gjirokastra, Elbasani, Berati dhe Dibra”, sakteson Borishi.

Policet qe do te jene prane qendrave te votimit, pervec trajnimit nga nderkombetaret jane te pajisur me dokument identifikimi, numrin kodik si dhe numrin e qendres se votimit.

Ata do te jene ne kete sherbim deri ne dorezimin e materialeve zgjedhore, nderkohe qe gadishmeria e plote do te shfuqizohet me nje urdher te dyte te drejtorit te pergjithshem.

Top Channel