Merzitet AEL: Duro nuk na intereson me

26/06/2009 09:30

Edhe pse dukej pothuajse i sigurt, transferimi i Klodian Duros te AEL Limasol eshte kompromentuar. Shkak eshte bere vonesa e mesfushorit te Kombetares, i cili nuk u paraqit ne daten e percaktuar per te firmosur kontraten.

Sipas ultimatumit te drejtuesve te klubit, 32-vjeçari duhej te kishte udhetuar drejt Qipros qe prej dites se marte, me date 23, por ai kerkoi edhe 24 ore kohe.

AEL-i vendosi t’i linte edhe nje dite me shume ne dispozicion lojtarit kuqezi, por fakti qe ai nuk u shfaq ne zyrat e klubit, per te hedhur te zezen ne te bardhe ne kontraten 2-vjeçare, ka shkaktuar mjaft irritim.

Nepermjet nje deklarate zyrtare, skuadra e cila e mbylli kampionatin ne vendin e katert beri te ditur se Duro nuk i intereson me.

“Bordi drejtues i AEL-it njofton se per shkak te shtyrjeve te shumta te afateve, nuk jemi me te interesuar per lojtarin Klodian Duro”, citohej aty. “Pavaresisht se datat e percaktuara per zyrtarizimin e marreveshjes kane kaluar, kontrata ende nuk eshte firmosur dhe per kete arsye, skuadra do te shqyrtoje alternativa te tjera”. Per Duron interesohet edhe Apollon Limasoli.

Top Channel