Kupa e Konfederatave, Brazili finalisti i dyte

26/06/2009 08:30

Brazili mund Afriken e Jugut dhe kalon ne finalen e Kupes se Konfederatave ku do te takohet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Pjesa e pare ishte e ekuilibruar, ku vihej re nje loje me e mire e afrikanojugoreve te cilet paten edhe raste me te medha shenimi.

Me rinisjen e lojes vendasit vazhdojne te rrezikojne porten ‘selecao’ por pa arritur te gjejne rrjeten, ndersa brazilianet mbeshteteshin tek kundersulmi me shpejtesine e Kaka.

Atehere kur te gjithe prisnin kohen shtese per te gjetur fituesin e sfides Dani Alves shenon ne minuten e 88 me nje goditje standarte nje supergol.

Afrika e Jugut do te luaje nje ndeshje per vend te trete dhe te katert kunder spanjolleve ndersa Brazili do te takohet ne finale me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA