Kupa Libertadores, Cruzeiro afer finales

25/06/2009 16:00

Cruzeiro ka bere nje hap mjaft te madh drejt finales se Kupes Libertadores, simotra e Chempions League ne Europe.

Pas fitores 3-1 ne derbin brazilian kunder Gremios, Cruzeiro ka me shume shanse per te arritur ne finalen e madhe pas shume vitesh mungese. Per klubin nga Bello Horizonte kane shenuar Wellington Paulista, Wagner dhe Fabinho, ndersa per miqte, autori i golit te vetem ka qene Souza.

Nderkohe, Gremio duhet te perballet dhe me nje tjeter problem pasi ne adrese te lojtarit Maxi Lopez jane hedhur disa akuza per racizem per shkak te sjelljes se tij ndaj kundershtarit Elicarlos. “Maxi me thirri makako”, deklaroi futbollisti i Cruzeiros pas ndeshjes. Makako eshte familja me e vecante e shimjeve qe jetojne ne planetin tone.

Ndeshja e kthimit do luhet pas nje jave ne Porto Alegre qe eshte edhe shtepia e Gremios. Gjysmefinalja tjeter do te luhet mes argjentinasve te Estudiantes dhe skuadres uruguajane, National Montevideo.

Top Channel