
A eshte Oprah Winfrey menaxherja me e mire ne bote? Kjo eshte pyetja qe po behet neper blogje amerikane dhe qe po ndan amerikanet ne dy pjese, pas njoftimit se mbreteresha e talk show ftoi te gjithe stafin e saj, bashke me familjet per te kaluar bashke me te nje shetitje disaditore me anije neper detin Mesdhe.
Winfrey, gruaja me e pasur dhe me e pushtetshme e spektaklit me nje pasuri mbi 2.7 miliarde dollare eshte nisur me shoqerine e saj te shtunen nga Chicago dhe destinacion jane Spanja, Italia, Turqia, Greqia dhe Malta.
Cdo shpenzim qe do te behet do te paguhet nga drejtuesja Winfrey.
Sekreti i suksesit te karrieres se saj shumevjecare, sipas disa zerave, eshte pikerisht menyra e te sjellurit me bashkepunetoret e saj, pra duke i bere ata te lumtur.
Por nisur nga komentet e bera neper blogjet e Chicago Sun-Times, bujaria e saj nuk bind amerikanet, te cilet e akuzojne se po “blen miqesine me vartesit”.
Top Channel