Dashuri e re per Jennifer Aniston?

22/06/2009 12:50

Jennifer Aniston ka rene serish ne dashuri? Aktorja duket se ka nje lidhje me kolegun e saj terheqes, Bradley Cooper.

Cifti eshte pare ne nje darke romantike ne Manhattan, ne nje restoran italian.

Nje burim tregon per “People” se ishte nje takim i vertete. Aniston po e merr cdo gje me ngadale ne kerkim te dashurise dhe nuk nxitohet aspak ne hapat qe hedh.

Edhe me pare aktoret jane perfolur per flirtimin me njeri-tjetrin ne nje feste.

Pas ndarjes me John Mayer ne fillim te ketij viti eshte radha e Bradit per te qene perkrah Jen? Do te rrojme e do te shohim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA