Ne Berat nuk ka me truall per te vdekurit

19/06/2009 08:20

Ne qytetin e Beratit nuk ka me truall te lire per varret. Dy varrezat e qytetit nuk kane me hapesire per te perballuar kerkesat dhe jane drejt mbylljes.

Lajmin e ka bere te ditur per gazeten “Shqip”, supervizori i mirembajtjes se varrezave publike te ketij qyteti, Gezim Kalluçi. Sipas tij, gjendja eshte vertet alarmante, pasi ne dy varrezat qe njihen si Burdulliasit dhe ne ate te Suelasit, nuk ka me troje te lira per t’u prehur njerezit.

Ne keto kushte, firmat funerale deri me tani kane shfrytezuar hapesirat mes varreve te vjeter, rruget mes parcelave, por edhe memorialet familjare, per te perballuar nevojat urgjente. Varret jane bere “kapice” mbi njeri-tjetrin, duke mos respektuar asnje parameter largesie.

Supervizori Kalluçi ka sqaruar se kerkohet nje zgjerim urgjent i siperfaqeve ne te dyja varrezat e qytetit. Por çeshtja eshte mberthyer nga ngerçi. Sipas Kalluçit, bashkia e qytetit nuk ka fonde per shpronesimin e pronareve te ligjshem te siperfaqeve, ku duhet te zgjerohen keto varreza publike.

Per Kalluçin eshte e nevojshme qe varrezat e Burdulliasit te zgjerohen me mbi 5 mije metra katrore, te cilat duhet t’i blihen pronarit te saj, kundrejt nje fondi prej 7.1 milione lekesh te reja, fond te cilin bashkia nuk arrin ta likuidoje. Ndersa varrezat e Suelasit duhet te zgjerohen me 8 mije metra katrore, e cila aktualisht eshte prone e Ministrise se Mbrojtjes. Nderkohe, mesohet se bashkia e qytetit u eshte drejtuar instancave te larta te shtetit per zgjidhjen e ketij shqetesimi, por deri tani nuk eshte marre ndonje pergjigje pozitive.

Gjithnje, sipas Kalluçit, gjate muajve te pare te ketij viti i jane drejtuar Ministrise se Ekonomise, Turizmit dhe Energjetikes per levrimin e fondeve te reja qe te perdoreshin per kompensimin e pronareve, por ende nuk eshte marre asnje pergjigje, ndonese kerkesat jane perseritur disa here.

Mesohet se pushteti vendor i Beratit i eshte drejtuar edhe Ministrise se Mbrojtjes per transferimin kapital te truallit prej 8 mije metra katrore, te ish-divizionit te Beratit, prane varrezave te Suelasit, por edhe nga kjo ministri nuk ka ardhur asnje pergjigje per zgjidhjen e problemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB