Hapen studimet e doktorates per 3 universitete publike

19/06/2009 08:10

Keshilli i Ministrave vendosi dje hapjen e programeve te studimeve te ciklit te trete te doktorates, ne Fakultetin e Drejtesise, ne Universitetin e Tiranes, ne Fakultetin e Teknologjise se Informacionit, te Universitetit Politeknik te Tiranes, si dhe ne Universitetin Bujqesor.

Ne Fakultetin Juridik te UT-se doktoratat jane ne “Shkenca juridike civile, ne “Shkencat penale”, si edhe ne “E drejta publike”. Ne perfundim te ketyre programeve trevjeçare leshohet diplome per graden shkencore “Doktor”. Ne keto 3 vite, perfshihen edhe 60 kredite per studime te organizuara.

Per vitin 2009 jane miratuar gjithsej kuotat e pranimit ne keto programe studimi te doktorates, 30 kuota pranimi ne Fakultetin e Drejtesise, prej te cilave 4 per kandidatet nga jashte kufijve te vendit.

Ndarja e tyre eshte nga 10 kuota per secilin program studimi. Kuotat e paplotesuara percaktohen nga Ministria e Arsimit. Tarifa e shkollimit per çdo program te plote studimi eshte 400 000 leke dhe likuidohet, per çdo vit te kohezgjatjes normale, me keste te caktuara nga fakulteti perkates.

Kandidatet qe do te ndjekin programet e studimit te doktorates, nga stafi akademik i brendshem i institucioneve te arsimit te larte, paguajne 50 per qind te tarifes se shkollimit. Kjo tarife eshte e njejte per te gjitha doktoratat e miratuara nga qeveria ne universitetet publike.

Ne Fakultetin e Teknologjise se Informacionit, te Universitetit Politeknik te Tiranes, ne perfundim te doktorates, per “Teknologjite e informacionit dhe komunikimit” leshohet diploma per graden shkencore “Doktor”. Ai zgjat te pakten 3 vite, ku perfshin edhe 60 kredite per studime te organizuara. Kuota e pranimit ne kete program studimi, per vitin 2009, eshte 12, prej te cilave 2 per kandidate nga jashte kufijve te vendit.

Ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, jane hapur programet e studimeve te ciklit te trete, ne Fakultetin e Bujqesise dhe Mjedisit: doktorate ne “Bujqesia dhe mjedisi”, me drejtimet: “Shkencat agronomike”, “Shkencat e prodhimit shtazor”, “Shkencat e hortikultures”, “Shkencat mjedisore”, “Shkencat e mbrojtjes se bimeve”.

Ne Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit u hap doktorata ne “Ekonomi dhe agrobiznes”, me drejtimet: “Drejtim agrobiznesi”, “Ekonomi dhe politike agrare”, “Finance-Kontabilitet”. Ne Fakultetin e Bioteknologjise dhe Ushqimit, u çel doktorata ne “Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore”.

Ne Fakultetin e Shkencave Pyjore u miratua Doktorata ne “Shkencat pyjore”, me drejtimet: “Qeverisja e qendrueshme e burimeve pyjore dhe kullosore”, “Teknologjia e drurit”. Kohezgjatja e ketyre studimeve eshte te pakten 3 vite, ku perfshihen edhe 60 kredite per studime te organizuara. Kuotat e pranimit jane gjithsej 49, prej te cilave 9 kuota per kandidatet nga jashte kufijve te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB