Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Me nje te rene te tastieres se kompjuterit, Kryeministri, ministri apo drejtori i doganes, mund te shikoje qarte se çfare po ndodh ne piken doganore te Kakavijes, Durresit ose Hanit te Hotit.
Mjafton te kesh autorizimin qe lejon kontrollin per çdo pagese te kryer ose mall te deklaruar nga biznesi dhe te dhenat vijne ne kohe rekord.
Formati i ri i regjistrimit dhe transferimit te deklaratave doganore ne çdo pike kufitare, instaluar se fundmi nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, u jep fund mundesive per te shmangur pagesen e taksave. I quajtur “Asycuda World”, sistemi i ri informatik zevendeson aktualen “Asycuda ++”, me mbeshtetjen e Komisionit Europian.
Qeveria shqiptare, per instalimin e rrjetit te ri, ka nxjerre nga buxheti i shtetit rreth 1.5 milione dollare, ndersa pritej venie ne zbatim ne vitin 2008. Ky sistem, i perpunuar nga UNCTAD, Konferenca e Kombeve te Bashkuara per Tregti dhe Zhvillim, ka nisur zbatimin qe ne vitin 2003, kurse ne Shqiperi nisi keto dite. Per kete qellim, Drejtoria e Doganave organizoi dje nje ceremoni inaugurimi, ku moren pjese drejtues me te larte te qeverise.
Programi
Te gjitha deklaratat e import-eksportit dhe transitit kryhen tashme online ne te gjitha deget doganore, ne perputhje me standardet dhe praktikat europiane e nderkombetare.
Programi “Asycuda World” mundeson informatizimin e plote te te gjitha veprimeve doganore dhe sherben si nje element baze per venien ne zbatim te infrastruktures elektronike qe perdor qeveria dhe biznesi (e-government dhe e-business).
Automatizimi i operacioneve doganore permes programit te ri sjell perpunimin me efikas te ngarkesave, thjeshtimin ne zbatimin e procedurave doganore dhe kontrollin e te ardhurave, statistika te perditesuara dhe te sakta doganore e tregtare. Sistemi i ri i jep mundesi administrates doganore, nder te tjera, perpunimin e deklaratave doganore ne menyre teresisht elektronike, ndersa nenshkrimi me dore zevendesohet me nenshkrimin elektronik.
Situata
Prej kohesh doganat jane duke u perballur me ritme zhdoganimi te mallrave te akcizes ne nivele te uleta. Konkretisht cigarja vazhdon te mbetet problem, e cila ne kater muajt e pare te vitit rezulton manget me 200 tone, krahasuar me vitin 2008.
Te tjere mallra, si karburanti apo kafeja, shikohet si objektiv per kontrabandistet, te cilet ne bashkepunim me inspektoret doganore kalojne sasi te konsiderueshme, duke mos derdhur per arken e shtetit milione dollare detyrime.
Top Channel