Deklarata e BE: Zgjedhjet jane nje test kyç

19/06/2009 08:35

Presidenca e Bashkimit Europian, 10 dite perpara zgjedhjeve i dergon mesazhin politikes shqiptare te bashkepunoje per zgjedhjet e 28 qershorit.

Vendi qe kryeson presidencen e BE-se, Çekia, ka percjelle mesazhin e bashkepunimit per qeverine shqiptare dhe per te gjitha forcat politike qe me 28 qershor te kemi zgjedhje paqesore dhe brenda standardeve.

Nderkombetaret vazhdojne t’i meshojne faktit se me 28 qershor duhet te votojne te gjithe ata persona qe deshirojne ta bejne nje akt te tille, pa u penguar.

Kartat e identitetit jane çelesi qe kontrollon standardet e ketyre zgjedhjeve, nderkohe qe te dielen e fundit te qershorit do te votojne vetem ata persona qe disponojne nje karte identiteti ose pasaporte. Presidenca e BE-se u beri thirrje qytetareve qe deshirojne te votojne, te sigurohen se i kane dokumentet e nevojshme te identitetit per te votuar.

Ne deklaraten e Presidences se radhes se BE-se te shperndare ne Tirane, thuhet se Bashkimi Europian po ndjek nga afer te gjithe procesin dhe se eshte ne interesin e Shqiperise qe keto zgjedhje te jene paqesore dhe qe ato te vleresohen ne permbushje me standardet nderkombetare.

Deklarata riperserit se “zgjedhjet e 28 qershorit do te jene nje test i rendesishem i pjekurise demokratike dhe i vullnetit per te ecur perpara drejt integrimit te ngushte me BE-ne”. Pritshmeria e pales shqiptare pas zgjedhjeve te 28 qershorit eshte e fokusuar ne dy aspekte, qe jane liberalizimi i vizave dhe marrja e pergjigjes per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Nderkombetaret kane kerkuar pjekuri nga forcat politike para dhe gjate procesit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Dje, dy ore perpara mesnates, ka perfunduar afati i aplikimit per personat pa pasaporta per karten e identitetit. Ne te kundert, ata qe nuk kane pasaporta dhe leternjoftimin elektronik nuk do te mund te votojne dot ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB