Vrasja e kreut te PDK, zi ne familjen Keka

18/06/2009 19:55

Situata ne fshatin e te ndjerit Aleks Keka paraqitet shume e ndere. Njerez te shumte po vijne ne familje per te ngushelluar familjaret.

Ata deklarojne se njeriu i tyre nuk ka pasur asnje konflikt dhe se ngjarja i ka tronditur thelle. “Nuk kemi pasur asnje lloj problemi dhe asnje lloj kercenimi. Ai dje luajti kalceto me shoket dhe erdhi. Sot shkoi te merrte pasaporten e re dixhitale ne Shkoder dhe kjo ndodhi”, tregon xhaxhai i viktimes, Llesh Keka.

Sipas tij, policia e ka kontrolluar njehere Aleks Keken, por nuk ka gjetur asgje kunder tij dhe e ka lene te lire. Keka i konsideron deklaratat e sotme te policise si “fyese” dhe “denigruese”, pasi Aleksi nuk eshte marre kurre me droge.

“Policia e ka kontrolluar njehere, e ka mbajtur per nja 5 ore, por pastaj e ka liruar. Deklarata e policise eshte diskretituese dhe indinjuese. Eshte nje fyerje e papare. Ai s’ eshte marre kurre me droge”, rrefehet Llesh Keka.

Ai shton me tej se familja Keka per kete vrasje nuk dyshon tek politika, por kerkon vetem zbardhjen e saj.

“Ne nuk dyshojme tek politika. Por nese e ka bere shteti nuk do ta marrim vesh kurre se kush e ka bere vrasjen. Ndersa po ta kete bere dikush tjeter ne do ta marrim vesh. Por nuk deshirojme qe vrasjen ta kete bere shteti”, ka shtuar Keka.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta