Aktori i vleresuar me cmim Oscar, Sean Penn nuk do te marre pjese ne xhirimet e filmit “Cartel” dhe “The three Stooges”, qe do te nisin muajt e ardhshem.

Lajmin e ben te ditur revista amerikane “Variety”, sipas te ciles, aktori mund te terhiqet per rreth nje vit nga sheshxhirimet per t’u perqendruar ne problemet e tij familjare.

Sean Penn, po jeton nje periudhe jo fort te mire basheshortore me gruan e tij, Robin Wright Penn, me te cilen eshte martuar prej 13 vjetesh.

Cifti ka dy femije, Dylan 18 vjec dhe Hopper Jack 15.

Sean dhe Robin u ndane ne fund te 2007, per t’u ribashkuar serish pak muaj me vone.

Top Channel