Preng Keka: Aleksi, nen presionet e PD
18/06/2009 18:25
I ati i Aleks Kekes, kryetari i deges se PDK-se ne Malesine e Madhe qe humbi jeten sot ne nje atentat me eksploziv, ka deklaruar se djali i tij ishte nen presionet e PD, e cila kerkonte mbeshtetje ne fushaten zgjedhore.
Ne nje prononcim per Top News, Preng Keka ka theksuar se i biri nuk kishte asnje konflikt per shkak te biznesit qe e ushtronte prej vitesh.
“Jam i indinjuar nga deklaratat e policise. Familja jone prej 17 vitesh merret me biznes dhe s’ka pasur konflikte. Aleksi kishte presione vetem nga PD per t’i mbeshtetur ne fushaten e tyre”, ka pohuar Preng Keka.
Top Channel