Korce, aksidentohet kandidatja e PD, Joanidhi

18/06/2009 18:10

Kandidatja e PD ne qarkun e Gjirokastres, Shpresa Joanidhi eshte aksidentuar pasditen e sotme teksa udhetonte me makine ne qytetin e Korces.

Sipas informacioneve te fundit, makina tip “Benz” me te cilen udhetonte kandidatja ka dale nga rruga.

Patrullat policore qe ndodheshin aty prane kane vepruar menjehere dhe e kane derguar Joanidhin ne spital.

Me pas, nga Korca ajo eshte derguar me helikopter ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku sipas mjekeve ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Top Channel