
Bashkimi Europian kerkon zgjedhje paqesore dhe inkurajon qytetaret shqiptare te marrin kartat e identitetit.
Zgjedhjet e 28 qershorit, shkruhet ne nje deklarate per shtyp te presidences se BE-se, do te jene nje test i rendesishem i pjekurise demokratike te Shqiperise dhe gatishmerise per te ecur me afer integrimit ne BE.
“Bashkimi Europian po shikon me shume vemendje procesin zgjedhor. Eshte ne shpresen tone dhe interesin e Shqiperise qe keto zgjedhje te jene paqesore dhe qe te gjykohen per permbushjen e standarteve nderkombetare”, thuhet ne deklarate.
BE i kerkon gjithashtu qeverise se Shqiperise dhe partive politike qe te punojne se bashku per te garantuar se zgjedhjet do te zhvillohen ne menyre paqesore dhe qe te gjithe ata qe deshirojne te votojne me 28 qershor te jene ne gjendje ta bejne kete.
Me tej, presidenca e BE-se inkurajon qytetaret shqiptare te cilet kerkojne te ushtrojne te drejten e tyre demokratike dhe te votojne ne keto zgjedhje, qe te sigurohen se kane dokumentet e nevojshme te indentitetit per ta bere kete.
Top Channel