Shtyhet serish nisja e “Endevour”

17/06/2009 14:45

Leshimi ne hapesire i anijes amerikane, “Endeavour” nga baza e saj ne Florida eshte shtyre serish pas zbulimit te nje rrjedhje gazi.

Anija hapesinore duhet te nisje qe te shtunen e kaluar, por misioni dhe ne ate rast u shty per shkak te nje defekti te ngjashem.

Sipas zyrtareve te NASA-s, permasat e rrjedhjes se gazit kete here ishin me te vogla por, potencialisht, te rrezikshme.

Misioni i anijes hapsinore “Endeavour” nuk pritet te filloje deri muajin e ardhshem. Ekipazhi i saj, i perbere nga gjashte amerikane dhe nje kanadez, do te transportoje disa pajisje ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires per llogari te nje laboratori japonez.

Top Channel