Amy Winehouse, le drogen fillon alkoolin

17/06/2009 18:55

Amy Winehouse nuk arrin te dale nga tuneli i erret ku ka futur prej kohesh jeten e saj.

As pushimet ne Bahamas nuk e kane ndihmuar kengetaren britanike te dale nga bota e veseve pasi tashme ajo ka filluar alkoolin edhe pse drogen e ka lene. Ne nje interviste dhene per rrjetin Itv-News, e ema e kengetares, Janis Winehouse thote se e bija ka rene ne kthetrat e alkoolit.

“Shpetojeni”, ka bere thirrje Janis per Amy-n, e cila ka pushtuar prej kohesh kopertinat e revistave gossip per shkak te sjelljeve jo te hijshme ne publik dhe historive te pafundme ne qendrat e kurimit kunder droges. Varesine e saj ndaj alkoolit e ka konfirmuar edhe i ati Mitch ne te njejten interviste.

Nderkohe kengetarja vazhdon te jetoje ne ishujt Bahamas ne kerkim te paqes dhe frymezimit per te regjistruar albumin e ri.  

Top Channel