
Paris Hilton eshte nje kapitull i mbyllur per sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Djali portugez nuk di te ndalet dhe tashme ai po shijon pushimet ne SHBA.
Pas neteve te zjarrta me miliarderen amerikane Paris Hilton, ish lojtari i United ka udhetuar drejt Las Vegasit ku eshte pare ne shoqerine e disa femrave. “Topi i Arte” nuk humbet shume kohe per te konsumuar nje histori si ajo me modelen Nereida Gallardo sepse tashme eksperiencat e reja per te jane kthyer ne nje hobi.
Shembulli me i mire eshte Paris Hilton me te cilen kaloi nje fundjave te kendshme ne Los Angeles, por vetem kaq. Cristiano ka udhetuar drejt qytetit te fatit por nuk ka luajtur asnje cent ne rulete, pasi gjate gjithe kohes ka qene i rrethuar nga femra te ndryshme.
Sinjali i alarmit qe ka dhene trajneri Queiroz, i cili shprehet se Ronaldo mund te behet pre e tundimeve te qejfit, duket se e ka nje baze…
Top Channel