Kupa e Konfederateve, fitore e vuajtur per Brazilin

15/06/2009 18:20

Brazili ka fituar me shume vuajtje sfiden e pare te Grupit B per Kupen e Konfederatave.

Ne ndeshjen e zhvilluar ne Afriken e Jugut, skuadra Selecao kaloi me sukses 4-3 testin e pare perballe Egjiptit. Fitorja per 5 here kampionet e botes erdhi nga kembet e Kaka, i cili realizoi nje 11 metersh ne minuten e 91-te te takimit, pasi Elmohamadi preku topin me dore ne vijen fatale.

Ndeshja nisi me nje gol te Kaka qe ne minuten e peste, ndersa Zidan barazoi tre minuta me vone. Por ka qene serish Brazili qe kaloi ne avantazh me Luis Fabianon, ndersa Juan shenoi per here te trete. Pjesa e dyte ka dhuruar spektakel dhe emocione pasi kampionet e Afrikes zhvilluan nje ndeshje te mire, duke barazuar me Shawky dhe Zidan.

Kjo fitore e ngjit perkohesisht ne vendin e pare skuadren e Brazilit, ndersa ne mbremje do ndeshet cifti Itali-SHBA.

Top Channel