Ibiza, plagoset ne aksident humoristi Teocoli

15/06/2009 20:20

Humoristi dhe prezantuesi i njohur italian, Teo Teocoli ka pesuar nje aksident me motor ne Ibiza te Spanjes ku ndodhet me pushime bashke me familjen e tij.

Ngjarja ndodhi ne zonen Formentera ku ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshte rrezuar. Ai u shtrua menjehere ne kliniken lokale ku mjeket kane konstatuar disa fraktura, me e renda ne berrylin e majte.

“Ky eshte rrezimi i trete me motor brenda dy viteve te fundit. Shume vete me pyesnin shpesh: Kur eshte rrezimi i radhes? Une pergjigjesha: Duhet te presim veren”, ka thene Teocoli me humor, duke qetesuar gjithe fansat e tij. Ne vijim, mbylli intervisten me nje batute, duke u betuar se ketej e tutje do hipe vetem ne makine.  

Top Channel