
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk jane takuar asnjehere hotelin “Gramercy Hotel” ne New York. Kete e ben te ditur shoferi i limuzines, i cili mendohet se ka shoqeruar aktoren te takohej me ish te fejuarin e saj.
Ne vijim, ai rrefen se ish cifti ka kaluar rreth dy ore ne nje pjese te pabanuar te nje ndertese 12 kateshe, pasi ata e kishin planifikuar me pare kete gje. “Takimi ishte planifikuar ne menyre qe askush mos t’i shikonte. Ishin vertete shume te kujdesshem per te mos rene ne sy”, pohon shoferi.
Kjo deshmi hedh poshte ate te punonjesit te hotelit ne Manhattan, i cili tha se Pitt dhe Aniston jane takuar disa here, duke e ruajtur lidhjen e tyre ne sekret te plote. Per momentin te gjitha keto fjale jane ne kuadrin e thashethemeve, por rikthimi i zerave per afrimin e tyre mund te bazohet ne disa te verteta. Nga ana tjeter, kete e konfirmon edhe momenti i keq qe Pitt po kalon me Jolie.
Top Channel