
Goditje e dyfishte per sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, Brenda pak oresh, lojtari portugez ka vrare dy zogj me nje gur.
Lajmi i transferimit te tij tek Real Madrid per me shume se 90 milione euro beri xhiron e botes, por te reja ka edhe persa i perket jetes se tij private. Sulmuesi luzitan arrin te joshe nje nga femrat me te famshme te SHBA-se, Paris Hilton, gjate nje mbremjeje ne Los Angeles ku ndodhet me pushime.
Pasardhesja miliardere e linjes se hoteleve Hilton u nda para pak ditesh nga ylli i bejsbollit Doug Reinhardt, por nuk ka humbur kohe duke u hedhur ne krahet e nje tjeter sportisti. Sipas faqes se internetit x17, ata jane takuar rastesisht ne barin al MyHouse. Me pas kane shkuar ne nje tjeter lokal me nje atmosfere me intime.
“Ishte nje mbremje shume e ngrohte”, shprehet nje deshmitar, duke shtuar se Paris dhe Cristiano Ronaldo kane porosituar pije me vlere rreth 20 mije dollare. Keto zera pasojne historine e sulmuesit me motren e futbollistit Juliano Belletti.
Top Channel