Doherty drogohet ne avion, gjobitet ne Zvicer

08/06/2009 17:40

Pete Doherty nuk arrin te qendroje per shume kohe larg droges. Ndarja nga modelja Kete Moss i riktheu mendjen kengetarit, i cili deklaroi pak kohe me pare se hoqi dore perfundimisht nga vesi, por kohet e fundit ai ka filluar te perflitet serish per historite skandaloze.

Sipas mediave zviceriane, ai eshte gjobitur pas mberritjes ne Gjeneve sepse ne tualetin e avionit kishte injektuar droge. Gjate udhetimit, nje punonjese e avionit e gjeti liderin e Babyshambles pa ndjenja dhe ne krah te tij nje shiringe me te cilen kishte injektuar heroinen.

Menjehere sapo ka zbritur ne toke, Doherty eshte ndaluar nga policia duke u detyruar te paguante nje gjobe modeste. Me pas, ai mori pjese ne nje koncert ne qytetin e Neuchatel. Kjo nuk eshte hera e pare qe kengetari britanik behet protagonist i kronikave te gazetave per perdorim heroine apo kokaine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA