Denise Richards, protagonistja e sages “Agjenti 007” ne serine “The World Is Not Enough” ka kryer 3 operacione plastike per te zhvilluar gjoksin ne madhesine ideale.
Aktorja dhe modelja bukuroshe ka kryer dy operacione per te zmadhuar masen por me pas ajo nuk e ka pelqyer, duke vendosur ta zvogeloje me nje operacion te trete. Edhe pse vete ka nderhyre tre here ne trup, ajo u ben thirrje te gjitha vajzave te reja te mos e ndjekin shembullin e saj.
Sipas tabloidit “The Sun”, operacioni i pare daton ne moshen 19 vjecare. “Sapo mberrita ne Los Angeles me deshiren per t’u bere aktore, por e kisha gjoksin te sheshte si nje pjate. Zbulova se mund ta bleja nje gjoks te ri dhe keshtu veprova”, shprehet Richards. Me tej, ajo pohon se nderhyrjen e trete e kreu para xhirimeve te “The World Is Not Enough”.
“Kam qene shume e re dhe e paditur per ate qe po beja. Mos beni te njejten gje si une sepse mund te kete pasoja negative”, perfundon aktorja.
Top Channel