
Kryetari i PS, Edi Rama preku nje nga ceshtjet ku kane drejtuar vemendjen shqiptaret, ate te liberalizimit te vizave, gjate takimit elektoral ne qytetin e Librazhdit.
Zoti Rama tha se qeveria deshtoi ne kete drejtim, ndersa u angazhua se PS do te beje te mundur levzijen e lire te shqiptareve si anetare te denje te familjes europiane brenda vitit 2010.
“Sot Shqiperia per shkak te Berishes mbeti jashte paketes se fundit ku u perfshi edhe Serbia. Per shkak te kesaj politike te vjeter jo vetem qe s’mund te kemi viza per ne Europe, por do na duhet qe per te hyre ne Maqedoni e Mal te Zi te marrim viza njesoj si per te hyre ne France e Gjermani. Ne 2010-en ne do t’ia heqim Shqiperise kufijte qe e ndajne me Evropen”, ka deklaruar Rama.
Shefi i socialisteve iu referua dhe menyres se drejtimit te vendit sot, kur tha se qeveria po varferon cdo dite e me shume shqiptaret dhe se me 28 qershor, sic tha ai, jane te shumta arsyet se perse qytetaret duhet te votojne PS.
Nje prej arsyeve eshte largimi i kryeministrit, per te cilin Rama tha se bashke me familjen e tij eshte i zhytur ne korrupsion. Kryetari socialist i ftoi qytetaret te kendojne kengen qe shoqeron fushaten e tij “Cohu” dhe tha se ajo u takon atyre.
“Duke kenduar se bashku nje kenge qe i ka prishur gjumin Berishes. Por ne e kemi bere kengen qe te zgjojme nga gjumi cdo qytetar qe kerkon nje Shqiperi te re dhe nje politike te re ne qeverisje”, ka shtuar Rama.
Top Channel