Lac, pranga te kerkuarit nga drejtesia spanjolle
07/06/2009 12:30
Forcat policore te qytetit te Lacit kane arrestuar paraditen e sotme nje 31 vjecar te shumekerkuar nga drejtesia shqiptare dhe ajo spanjolle.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Astrit Bushi, i kerkuar per vrasje dhe armembajtje pa leje.
Sipas burimeve, Bushi kerkohej edhe nga drejtesia spanjolle per kryerjen e disa krimeve atje.
Burimet saktesojne me tej se operacioni per kapjen e 31 vjecarit u krye nga agjentet e anti-krimit ne bashkepunim me ata te Interpolit.
Top Channel