Femija i shtypur nga plehrat,invalid

06/06/2009 08:35

Ajo kartemonedhe dyqindlekeshe qe i mori jeten, i duhej per te blere ilaçe. Vuante nga distrofia, nje semundje qe shkaktohet nga kequshqyerja dhe dobeson muskujt.

Me parate qe merrte si invalid nuk mund te siguronte dot as ushqimin, ndaj i duhej ta vinte ne pune ate pak force te muskujve te tij te brishte, per te shpresuar se me mjekime do te mund te behej njeri normal.

Deshira per ta kapur dyqindlekeshen qe i fluturoi para syve ishte aq e madhe sa nuk e mori parasysh se, per shkak te semundjes nuk ishte i shkathet si femijet e tjere dhe do te perfundonte nen plehra, i shtypur derisa t’i dilte shpirti.

Sot, Besmir Ujka do t’i vere shpatullat dheut, duke shuar perfundimisht shpresat e familjes se tij per nje jete me te mire. Ata u shperngulen perpara dhjete vjetesh nga Nikaj Merturi i Tropojes. Atje kishte shume male, pak diell dhe pak shprese. U vendosen prane Shkodres, ne fshatin Bardhaj, ne terren fushor. Por femijet nuk e shijonin dot diellin as ketu. Fusha ku ata duhet te nxirrnin buken eshte e mbuluar me tym te dendur.

Per te shkuar nga Shkodra ne fshatin Bardhaj duhet te kalosh patjeter neper kete fushe te tymosur, qe mban ngrohte edhe deshmoret e kombit, te cileve u eshte bashkuar tashme edhe monumenti i bronzte i Pese Heronjve te Vigut.

Mes tymit duken femije qe germojne neper plehra, ashtu siç bente edhe Besmiri deri dy dite me pare. Ajo qe ndodhi nuk ua ka prere hovin. “Kemi familjet per te mbajtur”, thone. Nuk jane me femije…

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta