Bariç, nje tifoz “Vip” per kuqezinjte

05/06/2009 09:30

Humbja e turpshme 6-1 ndaj Rumanise nderpreu ne menyren me te hidhur aventuren e Oto Bariç ne krye te Shqiperise.

Deri ne ato momente, ai e kishte fituar zemren e shqiptareve, por deshtimi katastrofal ne Bukuresht e shtyu drejt doreheqjes, edhe pse kishte arritur nje paramarreveshje per rinovimin e kontrates.

Por te shtunen “plakushi” simpatik pergatit rikthimin: kete here jo me per te drejtuar Kombetaren, por per te bere tifo per te nga tribuna “Vip” e “Qemal Stafes”.

Ish-trajneri kroat ka marre nje ftese nga FSHF per te qene i pranishem ne debutimin e bashkekombesit te tij, Josip Kuzhe, ne timonin e kuqezinjve, aty ku sugjeroi pikerisht vete Oto.

Top Channel