
Pianistja e re Elvina Gurra dha nje koncert recital ne sallen e madhe te Akademise se Arteve per publikun artedashes.
Studentja e profesoreshe Nora Cashkut, prane Fakultetit te Muzikes, interpretoi pjese nga autore te njohur klasike si; Bethoven, Chopin, e Debussy.
“Jam shume e lumtur dhe e entuziazmuar. Falenderoj profesore Nora Cashkun dhe koreografen Kozeta Bakiu qe bene te mundur realizimin e ketij koncerti. Kete koncert ia dedikoj familjes time”, shprehet pianistja e re. E vecanta e ketij koncerti te titulluar “Enderr pranverore”, ishte shoqerimi i tij nga dy balerinet, Isida Mollaymeri dhe Julind Dervishi, nen drejtimin e koreografes Kozeta Bakiu.
“Koncerti i sotem ishte nje premiere qe ka nje nderthurje mes pianos dhe dy balerineve. Elvina eshte nje vajze shume e talentuar dhe nje prej pianisteve me te talentuara ne vend”, shprehet Bakiu. Nderthurja e ketij koncerti me balet vjen per here te pare per spektatorin tone, si nje eksperiment i cili u prit mjaft mire.
Top Channel