Cameron Diaz ankohet per fundshpinen

04/06/2009 19:45

Edhe pse “The box” e “My sister’s keeper”, dy filmat me te fundit te Cameron Diaz do shfaqen shume shpejt ne kinema, diva hollivudiane nuk eshte e kenaqur nga vetja e saj ose me sakte, nga fiziku i saj.

“Do te doja te kisha nje fundshpine me te madhe dhe me te bute”, shprehet aktorja ne nje interviste per “Marie Claire”. Ne vijim te intervistes ajo ka hedhur poshte cdo mundesi per t’iu drejtuar kirurgjise estetike.

Cameron jep nje mendim edhe per ceshtjen e fames, duke pohuar se kjo e ben te ndihet gjithmone ne qender te vemendjes.

“Nuk kam probleme me te qenit e famshme. Kam bere paqe me faktin qe me njohin menjehere dhe ne nje fare menyre duan te shohin edhe jeten time private”, perfundon Diaz. 

Top Channel