Zgjedhjet detyrojne policet te veshin uniformat

03/06/2009 08:10

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit kane veshur me uniforme te gjithe policet e Drejtorise se Qarkut te Fierit.

Nje urdher i leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit nuk ka perjashtuar nga mbajtja e uniformes as nivelet me te larta  drejtuese te policise.

Te gjithe efektivet blu me grada qe nga  ato me te uleta deri tek ato me te larta, prej dates 27 maj jane detyruar qe te vishen me uniformen e policise. Zyrtarisht urdhri ka mberritur me faks ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier, mbremjen e dates 26 maj. Nje dite me pas, drejtuesi i Policise se Fierit, Shemsi Premçi, zhvilloi nje mbledhje me te gjithe vartesit, te cileve u ka komunikuar urdhrin. Me uniforme jane veshur jo vetem inspektoret, kryeinspektoret, komisaret dhe nenkomisaret, por edhe drejtuesit e pare.

Nuk jane perjashtuar nga uniforma as shefat e komisariateve, shefat e rendit dhe ata te krimeve. Mesohet se edhe nje pjese e inspektoreve te krimeve, te cilet me pare operonin si civile, jane urdheruar te vishen me uniforme policie. Zyra e marredhenieve me publikun ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit sqaron se efektivet e policise jane detyruar te vishen me uniforme pas urdhrit te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme dhe kerkesa e llogarise per respektimin e ketij urdhri do te vijoje deri ne perfundim te procesit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ne kuader te  menaxhimit te zgjedhjeve nga policia, me dhjetera uniforma blu te Fierit u jane nenshtruar kurseve speciale dhe trajnimeve te ndryshme disaditore.

Pothuaj 70 per qind e policeve te Fierit jane trajnuar per zgjedhjet ne Tirane dhe pjesa tjeter prej 30 perqindesh eshte trajnuar ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut Fier. Drejtoria ka marre edhe masa ekstra per menaxhimin e situates parazgjedhore dhe zgjedhore.

“Kemi rritur nivelin e sherbimit, jane shtuar efektivet ne mjaft sektore operative, eshte kerkuar sherbim policor me orare te zgjatura edhe gjate kesaj periudhe. Policia ka qene dhe do te jete e pranishme, ne distance, te te gjitha takimet elektorale. Nderkohe kreret e policise kane afishuar edhe numrat personale te telefonit per t’iu pergjigjur çdo situate te mundshme qe mund te krijohet gjate fushates zgjedhore apo dhe gjate dites se votimit”, pohojne prane zyres se informacionit dhe marredhenieve me publikun ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit.

Top Channel