
Partia e Punes se Shqiperise e Riorganizuar humbi dje te drejten per te garuar ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Pas nje verifikimi te dokumentacionit, perfaqesuesi juridik i Partise Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve konstatoi se kryetari i kesaj partie, Marko Dajti, ka dorezuar dokumente te falsifikuara.
Behet fjale per deklaratat noteriale qe nje parti joparlamentare duhet te noterizoje per t’u regjistruar ne KQZ. Partia Socialiste iu drejtua dje me nje leter KQZ-se dhe misionit te OSBE/ODIHR-it ku kerkon pezullimin e prodhimit te fletes se votimit deri ne çregjistrimin e kesaj partie.
Letra e shkruar nga Fatmir Xhafa kerkon qe pergjegjesit e administrates se KQZ-se te vihen para pergjegjesise ndersa akuzon shumicen ne kete institucion se ka bere ndryshimin e inicialeve te kesaj partie nga PPSHR ne PPSH.
Gjonçaj lexoi para anetareve te KQZ-se deklaraten e noteres Miranda Xhemace, e cila mohonte se kishte nenshkruar apo vulosur dokumentin me numer 2368, dokument qe ne permbajtje te tij provonte rregullsine e procesit te ndjekur nga Dajti per marrjen e firmave te 10 mije mbeshtetesve.
“Ky deklarim eshte i falsifikuar dhe nuk mban asnje dokument te vertetimit noterial te bere nga une. Nenshkrimi nuk eshte nga une. Vula nuk eshte bere nga une. Shkrimi i dokumentit nuk eshte bere nga kompjuteri im. Asnje person nuk eshte paraqitur para meje per vertetimin e mesiperm dhe as per deklaratat mbeshtetese. Nuk kam dijeni per kete veprim dhe e them me bindje se eshte vetem nje falsifikim”, ishte nje pjese e deklarates se lexuar nga Gjonçaj.
Top Channel