
Nje rregullore e re e miratuar nga qeveria ka percaktuar procedura dhe burokraci per te huajt qe kerkojne vize shqiptare, te ngjashme me procedurat dhe burokracite qe shqiptaret duhet te plotesojne per te marre vizat e standardit te vendeve Shengen.
Vendimi u miratua nga qeveria ne prill dhe u publikua se fundmi ne Fletoren Zyrtare. Ai mund ta fuse Shqiperine ne listen e vendeve qe torturojne te huajt e vendeve te varfra.
Per t’u pajisur me vize shqiptare, te huajve do t’u kerkohet rezervimi i hotelit, bileta e kthimit, dokument punesimi, kontrate punesimi, vertetim page, garanci financiare, te dhenat bankare, garanci nga pritesi, ftese nga pritesi, sigurim jete ne udhetim, epikrize, (ne rast se udheton per kujdes mjekesor ne Shqiperi), para per te paguar koston e kujdesit shendetesor, dokumentin, qe provon veprimtarine profesionale, tregtare ne vendin perkates, me te cilin lidhen motivet e vizites etj.
Mali me dokumente qe do t’u kerkohet te huajve si parakusht per t’u pajisur me nje vize shqiptare, eshte po aq i larte sa mali i dokumenteve qe u kerkohen shqiptareve per t’u pajisur me vize Shengen.
Vendimi i ri i qeverise synon te plotesoje kushtet e Bashkimit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave. Nje sere vendimesh u moren gjate muajve mars dhe prill per te pershtatur rregullat e lejeve te punes per te huajt me rregullat e BE-se, por ekspertet thone se keto vendime te qeverise erdhen shume vone per te pasur ndonje ndikim me verdiktin e Brukselit per liberalizimin e vizave.
Nje raport paraprak i publikuar javen e fundit, vuri ne dukje se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kriteret kryesore per liberalizimin e vizave.
Top Channel