Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, plagoset më thikë roja i sigurisë
Tri projektet energjetike bullgare te mbeshtetura nga Rusia ka shume gjasa te mos vonohen ne realizim nga kriza aktuale boterore per shkak se kane “karakter gjeopolitik” dhe se logjika kosto-perfitim nuk merret parasysh, behet e ditur nga eksperte bullgare.
Centrali i ri berthamor i Belenes, gazsjellesi “Rryma Blu” dhe naftesjellesi Burgas-Aleksandropulos kane te gjitha financime dhe mbeshtetje ruse, por dy prej tyre nuk i bindin ekspertet per sa i perket efikasitetit ekonomik.
Plamen Dimitrov, kreu i Shoqates Bullgare te Gjeopolitikes, theksoi ne nje artikull te publikuar se fundmi se te tria projektet do te ecin ne rrugen e vet pavaresisht krizes.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, premtoi javen e kaluar se do t’i jape Bullgarise 3.8 miliarde euro kredi per termocentralin e ri berthamor. Sipas eksperteve, ruset e shohin projektin si nje menyre per te hyre ne tregun lukrativ te energjise berthamore te Evropes Perendimore. Dy projektet e tjera synojne te ruajne kontrollin rus mbi naften dhe gazin e Detit Kaspik.
Top Channel