
Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, gjate prezantimit te kandidateve per deputete te kesaj force politike ne Fier, beri thirrje per pjesemarrje te te gjithe shqiptareve ne 28 qershor. Pasi ne te kundert, tha Dule, mospjesemarrja eshte kundra ndryshimit per Shqiperine.
“Nuk i intereson askujt indiferentizmi, mospjesemarrja ne zgjedhjet e 28 qershorit. Mospjesemarrja eshte kunder zhvillimit dhe integrimit dhe prandaj te gjithe duhet te japim nje mesazh te fuqishem se e meritojme ndryshimin”, ka pohuar Dule.
Nga aleatet e tjere te bllokut opozitar, kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi tha gjate nje takimi ne Sukth, se vetem me largimin e qeverise Berisha ekonomia shqiptare do te marre fryme.
“Lufta me 28 qershor eshte midis alternatives sone, zbatim i ligjit dhe qeverisje normale. Me largimin e kesaj qeverie, ekonomia do te marre fryme dhe do kete invesitme”, ka pohuar Gjinushi.
Ndersa kandidati per deputet i G99 ne Tirane, Arbi Mazniku tha ne Rinas, se levizja e lire e shqiptareve ishte nje premtim i pambajtur i qeverise Berisha. Mazniku vleresoi se shqiptaret sot jane me te kufizuarit e rajonit persa i perket levizjes se tyre.
“Sot te rinjte shqiptare jane te zhgenjyer nga kjo qeveri, per mosrealizimin e premtimit qe ne te leviznim te lire ne BE”, eshte shprehur Mazniku.
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjate nje takimi me simpatizantet e tij ne Lezhe tha se, duke votuar per partine e tij, lezhjanet do te vendosin nje ekuiliber te domosdoshem politik per te ardhmen e vendit.
“Te gjithe jane te domosdoshem, edhe PDS eshte e domosdoshme ne qeveri, pasi qeverisja demokratike ka nevoje per urtesi dhe mencuri”, ka pohuar Milo.
Top Channel