Maqedonia: Nuk terheqim njohjen e Kosoves
02/06/2009 12:10
Maqedonia nuk ka nder mend qe te terheqe qendrimin e saj per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Zedhenesi i qeverise se Shkupit, Sherif Duraku, ka mohuar lajmet e perhapura duke thene se procesi delikat neper te cilin Maqedonia ka njohur Kosoven nuk mund te kete kthim prapa.
“Njohja e pavaresise se Kosoves ka qene nje proces delikat i cili ka shkuar neper te gjitha procedurat e nevojshme dhe ne fund eshte mbyllur me nje rezolute ne Parlamentin e Maqedonise, ku kane votuar 2/3 e deputeteve”, tha Duraku.
Top Channel