
Levizja Socialiste per Integrim ka akuzuar qeverine se po perdor administraten shteterore dhe fondet e taksapaguesve shqiptare per fushaten zgjedhore, duke paralizuar plotesisht te gjitha institucionet, te cilat sipas sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili jane kthyer ne zyre elektorale.
“Komunikimi i qytetareve me administraten shteterore per problemet e tyre eshte bere i pamundur, sepse kjo administrate eshte shnderruar ne sektor elektoral qe behet vetem per te mbushur sheshet elektorale te Berishes”, u shpreh Vasili.
Sipas LSI-se, ky eshte nje rikthim mbrapa ne vitin 1996, kur Berisha pergatiste manipulimin e turpshem, kostot e te cilit u paguan edhe ne vitin 97.
“Berisha duhet te kthehet sa me pare ne zyren e kryeministrit per te drejtuar qeverine ne keto dite, sepse drejtimi i shtetit eshte nje detyrim publik ndaj 3.5 milione shqiptareve”, u shpreh Vasili.
Top Channel