Hyn ne fuqi lista e re barnave me rimbursim

02/06/2009 08:30

Hyn ne fuqi lista e re e barnave me rimbursim. Blloku i ri i medikamenteve per disa kategori pacientesh eshte ne faze shperndarjeje ne te gjithe vendin.

Farmacite kryesore jane pajisur me librin e ri te ilaçeve me rimbursim, nderkohe qe keto kohe farmacistet kane marre edhe informacionin per forme-dozat, klauzolat dhe rimbursimin e barnave per secilen kategori.

Lista e barnave 2009 eshte pasuruar me 31 barna te reja (74 alternativa tregtare barnash), permban 405 barna qe jane 233 principe aktive apo 944 alternativa tregtare.

Fatura financiare per 405 barnat qe do te kete lista e vitit 2009 parashikohet te jete 4.7 miliarde leke te reja. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, Elvana Hana, kjo liste ka barna mjaft te shtrenjta, por mbi te gjitha me to do te trajtohen paciente me semundje te renda, barnat per trajtimin e te cilave futen per here te pare ne listen e rimbursimit, sikurse jane leucemia, infeksionet post-transplant.

Top Channel