Durres, PS prezanton kandidatet

02/06/2009 15:00

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prezantoi ne qytetin e Durresit kandidatet per deputete te ketij qarku.

Ne qytetin e dyte ne vend me problemet me te medha te zonave informale pas Tiranes, shefi i socialisteve leshoi nje premtim jetik per te ardhurit.

“Edhe pak dite na kane mbetur per t’i dhene mesuesve dhe mjekeve shtetin ne krah dhe per te shkruar nje faqe te re te historise. Edhe pak dite na ndajne nga dhenia e lirise per sipermarresit, te cilet nuk mund te persekutohen me gjoba arbitrare”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist Edi Rama iu pergjigj dhe akuzave te kundershtarit te tij politik.

“Berisha me ben thirrje mua qe te bej trimerine per t’u futur ne listen e deputeteve. Une i them kryeplakut te politikes se karrigia e deputetit mund t’i duhet atij sepse do te jete ne opozite, ndersa mua me duhet nje mandat per te qene ne kembe per transformimin e madh”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se ne kete gare zgjedhore nuk ka hyre nga urrejta dhe instikti luftarak per te gjunjezuar kundershtarin, por nga dashuria per vendin te pareve dhe te femijeve tane.

“I kemi provuar te gjithe ata kryeministra dhe ish-kryeministra qe sot ju kerkojne serish voten dhe nuk mund te bejne asgje me teper se sa keto 18 vjet. Ata nuk mund t’ju udheheqin ne rrugen e ndryshimit qe ju duhet dhe ju nuk mund te humbisni edhe kater vjet te tjera”, u shpreh Rama.

Kryetari i socialisteve u kerkon voten qytetareve te Durresit dhe gjithe Shqiperise, per t’ju dhene mundesine sic thote ai atyre te vene ne prove nje force te re duke votuar per ate dhe PS.

Top Channel