
Privatizimi i shoqerise se vetme publike te sigurimeve, INSIG, ka deshtuar perfundimisht pasi kompania e shpallur fituese ne tender nuk ka vazhduar me tej negociatat per blerjen e tij.
Kompania e trete me e madhe e sigurimeve ne vend do te mbetet edhe per disa muaj te tjere ende shteterore, derisa te gjendet nje bleres i ri. Burime nga nivelet me te larte drejtuese te Ministrise se Financave, te cilat konfirmojne lajmin per Top Channel, thone se per shitjen e INSIG do te shpallet nje tjeter tender, por pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.
Sipas ketyre burimeve, koha me e mundshme per hapjen e tenderit te ri eshte muaji shtator. Qeveria zhvilloi tenderin per shitjen e INSIG ne dhjetor te vitit te kaluar, ku u shpall fituese kompania amerikane “Reserve Life”, e cila ofroi 25 milione euro per blerjen e 61 per qind te aksioneve.
Pjesa tjeter e aksioneve prej 39 per qind ne ate kohe zoterohej nga BERZH dhe Banka Boterore, te cilat edhe keto jane terhequr se fundmi nga INSIG.
Ministria e Financave konfirmon se BERZH se bashku me Banken Boterore ia kane rishitur qeverise shqiptare pjesen e tyre te aksioneve per nje vlere prej rreth 8 milione euro, te cilat jane paguar nga rikaptializimi i vete INSIG.
Tashme shteti shqiptar zoteron pronesine e 100 per qind te aksioneve te INSIG nderkohe qe nuk dihet ende se sa prej tyre do te nxirren ne shitje ne tenderin e ri qe pritet te hapet ne shtator.
Top Channel