
Shitja e bonove te thesarit jo vetem per bankat por me shumice edhe tek publiku do te ulte ndjeshem interesat e borxhit te qeverise, por dhe kredive per qytetaret.
Propozimi vjen nga Shkelqim Cani, ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili thote se thote se rritja e forte e interesave te borxhit shteteror, po shkaktohet kryesisht nga monopoli qe kane bankat ne tregun e letrave me vlere.
“Cudia me e madhe eshte qe shtetit shet nje produkt, po nuk i ben marketingun e duhur”, u shpreh Cani.
Te dhenat zyrtare tregojne se borxhi i brendshem i marre nga qeveria ne letra me vlere eshte aktualisht rreth 400 miliarde leke.
Por rritja e kostos se borxhit publik nuk eshte pasoja e vetme qe sjell rritja e interesit te bonove. Nje tjeter efekt negativ, edhe me i drejteperdrejt per qytetaret eshte edhe shtrenjtimi i kredive, pasi interesat e tyre percaktohen direkt nga bonot e thesarit.
Vetem gjate kater muajve te pare te ketij viti interesi i kredive ne banka per qyetaret eshte rritur mestarisht 10 perqind.
Top Channel