Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic ka deklaruar se bashkesia serbe eshte e gatshme te jape ndihmen e saj ne procesin e decentralizimit, por jo ne baze te planit te Marti Ahtisarit.

Bogdanovic eshte shprehur se ne baze te planit aktual te decentralizimit, komuniteti serb ne Kosove nuk ka marre numrin e mjaftueshem te komunave dhe nuk ka autonomi.

“Duhet te krijohen kushtet per nje dialog te ri mes Prishtines dhe Beogradit, ku te bisedohet edhe per ceshtjen e statusit, qe ende nuk eshte zgjidhur”, ka pohuar Bogdanovic.

Zyrtari serb ka shtuar se dialogu ne fjale nuk duhet te zhvillohet me negociatore si Ahtisari, qe sipas tij propagandoi per pavaresine e Kosoves dhe jo me ato autoritete te Prishtines qe e konsiderojne Kosoven te pavarur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta