Berisha: S’do lejojme bashkine te zhvase biznesin

02/06/2009 17:50

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar tregtareve te vegjel, qe ushtrojne aktivitetin ne vendin e quajtur tregu i cameve, se do te kene mbeshtetjen e qeverise edhe ne kater vitet e ardhshme per rritjen e te ardhurave te tyre.

Zoti Berisha bisedoi me tregtaret per ceshtjen e rritjes se taksave dhe tarifave nga bashkia e Tiranes, si dhe vendimin e qeverise per te ulur nga 30 ne 10 per qind kufirin e vendimmarrjes nga bashkia.

“4 vite me pare premtuam pergjysmimin e takses kombetare, e realizuam ate. Eshte e vertete qe bashkia katerfishoi taksat. Bashkise ne ia vume kufirin 10% te takses se pergjithshme dhe asnje per qind me shume nuk do te tatoje”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri kritikoi zotin Rama per ate qe ai e quajti sjellje arrogante te tij me qytetaret dhe biznesin e vogel. Kryedemokrati tha se atyre duhet t’u krijohen te gjitha kushtet per te punuar, pasi realizojne 70 per qind te punesimit ne vend.

“Ju do te keni aktivitet te qete dhe te garantuar dhe nuk do paguani asnje qindarke me shume pervec 10 per qindeshit”, ka theksuar Berisha.

Gjate vizites ne tregun cam, zoti Berisha beri edhe 2 premtime te tjera. “Me fondin nga qeveria ky treg do te ndertohet nga e para, do te kete perparesi absolute. Taksa e tabeles do te perfshihet ne ligj dhe cmimi nuk do te jete asnjehere mbi 1 euro”, ka premtuar kryeministri.

Top Channel