
Femijet e kryeqytetit e kane shijuar me te vertete festen e tyre te 1 Qershorit. Ne oret e pasdites nje sere aktivitetesh ishin organizuar posacerisht per ta nga bashkia e Tiranes, duke bere qe ne kete dite te jene femijet ne qender te vemendjes.
Ne parkun “Rinia”, qindra femije jane argetuar ne kende te ndryshme, te piktures, te kenges, poezive apo lojrave te ndryshme me klloune.
Ndonese me nje axhende te ngjeshur, ne festen e tyre ka qene pjesemarres edhe kryetari i bashkise Edi Rama, i cili eshte ndalur kryesisht ne kendin me te preferuar, ate te piktures.
“Aktivitetet e 1 Qershorit jane me te thjeshtat dhe me te bukurat qe ben bashkia dhe une jam i kenaqur qe me jepet mundesia qe per nje moment te shkurter te shkeputem nga puna e te medhenjve dhe te jem me te vegjlit”, eshte shprehur Rama.
Bashke me femijet disa ore ndryshe kane kaluar edhe prinderit e tyre jane takuar edhe me kryetarin e bashkise Rama, duke i kerkuar te pozoje me femijet.
Top Channel