Sejdiu: Se shpejti njohje te reja
01/06/2009 18:40
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se Kosova gezon mbeshtetjen e shume shteteve te tjera dhe se se shpejti do te kete njohje te reja.
Sejdiu ka theksuar se pavaresisht politikave penguese te Beogradit, procesi i njohjes se pavaresise nga komuniteti nderkombetar nuk do te ndalet.
“Serbia le te vazhdoje me politiken e vet, qe bie ndesh me ate te nderkombetareve. Kosova do te vazhdoje te kete mbeshtetjen e fuqishme te nderkombetareve dhe do te kete njohje te vazhdueshme”, ka pohuar Sejdiu.
Presidenti i Kosoves ka shtuar se institucionet vendore po punojne ne menyre intensive per te arritur sa me shume njohje.
Top Channel