Presidenti i Kosoves eshte i bindur ne mbeshtetjen nderkombetare per Kosoven dhe shprehet se ne te ardhmen do te zgjatet lista e vendeve qe njohin pavaresine e saj.

Sejdiu theksoi se keto dite do te caktohet edhe data per zgjedhjet lokale.

Duke komentuar edhe marredheniet me fqinjet, Sejdiu u ndal te Maqedonia.

“Nuk kemi probleme me marredheniet dypaleshe. Nuk ndikon ne tensionimin e situates nje pergjigje e imja negative per te mos shkuar ne nje vizite zyrtare, e cila nuk po trajtohej si e tille”, sqaroi Sejdiu.

Ndersa per Serbine, presidenti theksoi se veprimet e saj jane kunder te gjithe frymes nderkombetare.

“Kosoven do te vazhdojne ta njohin vende te tjera dhe ne kemi mbeshtetjen e partnerereve tane”, u shpreh Sejdiu.

Top Channel