Rama ne festen e femijeve

01/06/2009 15:15

Me rastin e festes se 1 Qershorit femijet e vegjel ne njesine bashkake numer 8 kane marre dhurate nje cerdhe te rikonstruktuar nga bashkia e Tiranes.

Me nje fond prej 18.9 milion leke ketyre vogelusheve iu jane krijuar te gjitha kushtet e pershtashme per mirerritjen dhe edukimin e tyre.

Cerdhja numer 23 ne rrugen “Siri Kodra” pervec kushteve sipas parametrave bashkekohore si ngrohje qendrore, ambienti eshte pajisur edhe me lodra dhe mjete te tjera didaktike.

“U them te gjithe prinderve te femijeve, se edhe 27 dite do te mund te bejme se bashku me shume se ne keto tete vjet te marra se bashku. Ne do te mund te ndertojme cerdhe dhe kopshte per cdo lagje. Pas 28 qershorit nis nje epoke te re per Shqiperine”, u shpreh Rama.

Kryetari i bashkise Edi Rama ka shperndare disa dhurata per keta femije me rastin e festes se 1 Qershorit.

Top Channel